Kryetari i Partisë Serbe të Kosovës, ish-ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë Mustafa, Aleksandar Jablanoviq, ka kritikuar organizimin e protestave në Graçanicë dhe në Mitrovicë, duke vlerësuar se Lista Serbe e cila është pjesë e Qeverisë së Kosovës, është më përgjegjësja për dështimin e arritjes së marrëveshjes me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti lidhur me organizimin votimit në zgjedhjet serbe. Protesta kundër kujt dhe për çfarë? Tani qytetarët me prezencën e tyre duhet të mbrojnë paaftësinë e Listës Serbe, e cila nuk ka arrijë marrëveshje me kryeministrin e tyre Albin Kurti që t’u lejojë zgjedhjet serbe. Lista Serbe është partnere e Albin Kurtit. Ata për herë të pestë po përgatiten të ngrijnë pozitat dhe asnjëherë nuk kanë arritur asgjë për serbët në Kosovë”, tha Jabllanoviq. Ai ka theksuar se Lista Serbe nuk ka të drejtë të largohet nga institucionet për shkak se përfaqësuesit e saj nuk po mund të bëjnë marrëveshje politike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …