Mbetjet mortore të shtatë të martirizuarve nga serbët gjatë luftës në fshatin Krushë së Vogël, me kërkesë të familjeve dhe me përkrahje institucionale, rivarrosen sot. “Në Kompleksin e Varrezave të Martirëve në fshatin Krushë e Vogël, Komuna e Prizrenit, sot në orën 12:00 fillon ceremonia e varrimit të shtatë të të masakruarve të fshatit Krushë e Vogël: Hysen Maxhun Zylfiu, i zhdukur më 26 mars 1999, pastaj Nue (Shyt) Prenkaj, Sami (Aziz) Shehu, Ahmet (Manush) Berisha, Nuredin (Qazim) Shehu, dhe Skifter (Osman) Batusha, të gjithë të vrarë më 26 mars të vitit 1999. Procedurat administrative të dorëzimit të mbetjeve mortore të shtatë viktimave të luftës, që ishin në Listën e Personave të Zhdukur, paraprakisht janë trajtuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …