Përkujtohet 23-vjetori i Masakrës së familjes Berisha nga forcat serbe, në Therandë, më 26 mars të vitit 1999

Përkujtohet 23-vjetori i Masakrës së familjes Berisha nga forcat serbe, në Therandë, më 26 mars të vitit 1999

Me vizita te varrezat dhe te Kompleksi i martirëve të Familjes  Berisha, në Therandë  sot përkujtohet 26 marsi i vitit  1999 kur pjesëtarët e kësaj familjeje të madhe  u nxorën nga shtëpitë dhe serbët i futën në një lokal ku edhe i vranë dhe i masakruan mizorisht e barbarisht. Sipas burimeve të lajmeve të asaj kohe, veçmas burimeve të Radios-Kosova e Lirë dhe Agjencisë Kosovapress, në atë lokal, forcat ushtarake e policore serbe kishin vrarë e masakruar 45 anëtarë të familjes Berisha, nga të cilët 19 ishin fëmijë, në mesin e tyre edhe një dyvjeçar. Masakra u bë në shenj hakmarrjeje,  dy ditë pas fillimit të bombardimit të Serbisë e Malit të Zi nga forcat ushtarake të NATO-s, ashtu sikur kishin paralajmëruar autoritetet ushtarake e politike në Serbi. Po atë ditë forcat kriminale serbe kishin masakruar edhe banorët e fshatit Krushë, ata të Celinës e një ditë më  vonë masakruan 15o civilë shqiptarë në Izbicë të Drenicës. Në tre katër ditës pas fillimit të sulmeve të NATO-s, forcat serbe vranë e masakruar më shumë se një mijë shqiptarë. Masakrat e krimet e luftës kanë vazhduar deri më 10 qershor të vitit 1999, kur kishte kapitulluar regjimi serb i Millosheviqit.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …