Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se do të kërkohet që kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj, të kthehet në udhëheqje të shtetit. Në një intervistë për Reporterin, Lekaj ka thënë se asnjë situatë dhe rrethanë politike nuk e largon AAK’në nga baza e saj 7-10 përqind të votuesve nga e gjithë Kosova. Për më shumë, mendoj që rrethanat e krijuara në Kosovë, dalja në pah e qeverisë Kurti me mosdijen e qeverisjes dhe mos përmbushjes së asnjë premtimi që e kanë thënë, si dhe proceset e rëndësishme që e presin Kosovën, do të kërkohet nevoja që lideri Ramush Haradinaj të kthehet në udhëheqje të shtetit, e kjo realisht do të rrisë përqindjen e votave që mund të shkojë në 15-18%. Shkurt e shqip ata qe ditën të bëjnë luftën, dinë ta bëjnë edhe paqen por edhe zhvillimin e shtetit”, ka thënë Lekaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …