Sot në Ponoshec të Gjakovës është përuruar Kompleksi Memorial i varrezave të dëshmorëve

Sot në Ponoshec të Gjakovës është përuruar Kompleksi Memorial i varrezave të dëshmorëve

Sot në Ponoshec të Gjakovës është përuruar Kompleksi Memorial i Varrezave të Dëshmorëve në shënim të  ditës së  dëshmorëve të këtij fshati. Në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, e cila ka thënë se ndërtimi i këtij kompleksi, i financuar nga buxheti komunal, është më e pakta që mund të bëhet për të nderuar dhe respektuar sakrificën sublime të dëshmorëve të kombit. Tashmë mbetet detyrë dhe obligim i institucioneve por edhe i të gjithë qytetarëve të Gjakovës e të Kosovës që të angazhohen për zhvillimin e vendit, ashtu siç e ëndërruan dëshmorët. Fshati Ponoshec dhe fshatrat tjerë afër tij janë fshatra që lidhin Kosovën me Shqipërinë, andaj fokusimi duhet të jetë pikërisht tek bashkëpunimi ndërkufitar dhe tek zhvillimi i përbashkët.

Kontrolloni gjithashtu

“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci

Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …