leoni

Joe Biden: E paralajmëron ISIS-K, se ende nuk e kanë mbaruar luftën me ta, Shtetet e Bashkuara të amerikës

Biden: Ukraina nuk duhet të frikësohet pasi që nuk do të jetë e vetme në luftën e saj

Pas përmbylljes së dyditore në Poloni, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka deklaruar se Ukraina nuk duhet të frikësohet pasi që nuk do të jetë e vetme në luftën e saj. “Në këtë betejë ne duhet t’i kemi sytë hapur. Kjo betejë nuk do të fitohet as për disa ditë e as për disa muaj. Ne duhet të forcojmë veten për luftën e gjatë përpara nesh. Ukraina dhe populli i saj janë në vijën e parë, duke luftuar për të shpëtuar kombin e tyre dhe rezistenca e tyre e guximshme është pjesë e një lufte më të madhe për parimet thelbësore demokratike që bashkojnë të gjithë njerëzit e lirë. Më lejoni të them këtë, nëse jeni në gjendje të më dëgjoni. Ju, populli rus nuk jeni armiku ynë. Refuzoj të besoj se ju e mirëprisni vrasjen e fëmijëve dhe gjyshërve të pafajshëm. Ose që pranoni shkatërrimin e spitaleve, shkollave, materniteteve, për hir të Zotit, duke u goditur me raketa dhe bomba ruse” deklaroi mes tjerash presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …