Thaçi: Masat e ndërmarra nuk kanë për qëllim të pengoj depërtimin e prodhimeve të Shqipërisë në Kosovë

Zëdhënësi i Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi ka sqaruar se masat e ndërmarra ndaj prodhimeve të shpezëve nga Shqipëria, nuk ka qëllim të pengoj depërtimin e prodhimeve të sajë në Kosovë por të parandaloj përhapjen e gripit të shpezëve në vendin tonë. “Vendimi është kërkesë ligjore qe ka për obligim autoriteti ynë ta merr në momentin që shfaqet dhe konfirmohet virusi në secilën zonë të secilit shtet i cili eksporton në Republikën e Kosovës. E njëjta ndërmerret në zonat kudo që shfaqët gripi i shpezëve. Nuk është masë ndalesë apo ndonjë barrierë kjo ka të bëjë me pengimin e përhapjes së virusit të gripit të shpezëve. Nuk shoh që do të ketë efekt negativ sa i përket qarkullimit tregtar për shkak se qarkullimet e tjera tregtare janë duke vazhduar në mënyrë normale me Shqipërinë. Kufiri ka ngritur nivelin e kontrollit dhe janë duke u kontrolluar të gjitha ngarkesat e tjera” ka theksuar zëdhënësi i Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …