leoni

Ushtria e Rusisë ka goditur sërish me raketa qytetin Lviv që gjendet në pjesën perëndimore të Ukrainës

Ushtria e Rusisë ka goditur sërish me raketa qytetin Lviv që gjendet në pjesën perëndimore të Ukrainës. Kryetari i këtij qyteti, Maksim Kozitski ka njoftuar se dy raketa kishin goditur periferinë lindore të qytetit dhe urdhëroi banorët të strehoheshin. Ai nuk dha hollësi mbi vendin e saktë të sulmit por theksoi se sulmi ka dëmtuar infrastrukturën, por jo ndërtesat e banimit. Lvivi, gjendet rreth 60 kilometra nga kufiri polak, në një zonë që deri vonë nuk ka qenë shënjestër bombardimeve dhe luftimeve që kanë shkatërruar disa qytete ukrainase më afër Rusisë që kur Moska filloi sulmin e saj më 24 shkurt.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …