Agjencia e Pyjeve të Kosovës ka alarmuar se zjarret e fundit të pyjeve në Kosovë dyshohet të jenë shkaktuar nga dora e njeriut. Zëvendës kryeshefi i Agjencisë së Pyejeve të Kosovës, Bekim Hoxha ka deklaruar se pyjet po përfshihen nga zjarri, për shkak se njerëzit po i djegin livadhet dhe pastaj zjarri po shpërndahet më tutje duke përfshirë edhe malet duke djegur qindra hektar. Edhe Policia e Kosovës ka raportuar për djegie të maleve nëpër vende të shumta anekënd Kosovës. “Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa, ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është përfshirë nga zjarri një pjesë e pyjeve, të cilin së bashku me qytetarë të tjerë e kanë shuar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit”, thuhet në mes tjerash në raportin e Policisë.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …