Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka deklaruar se deri në vitin 2024, nuk do të ketë sigurime shëndetësore. Ai ka deklaruar për “Ekonomia Online” se sipas programit legjislativ të Qeverisë plotësim-ndryshimi i Ligjit për sigurime shëndetësore është i planifikuar në fund të vitit 2022, çka na bënë me kuptuar që as në vitin 2023 nuk do të ketë mundësi që të fillohet me përgatitjen e bazës ligjore dhe infrastrukturës tjetër për implementimin e Ligjit për sigurime shëndetësore dhe kjo për mua i shtyn implementimet e sigurimeve shëndetësore deri në vitin 2024. “Është më se e nevojshme që të bëhet plotësim-ndryshimi për sigurime shëndetësore që të bëhet zbatimi i tij sepse ka pasur ndryshime edhe të ligjeve të tjera për TVSh. Ka një rëndësi të jashtëzakonshme që para fillimit të implementimit të Ligjit për sigurime shëndetësore të bëhet plotësim ndryshimi i ligjit” ka porositur deputeti, Bekim Haxhiu.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …