Para 23 viteve në Padalishtë (Pemishte) të Skenderajt, kriminelë serbë, të yshtur nga regjimi sllavo-shovinist i Millosheviqit, ushtruan gjenocidin mbi popullatën e Pemishtes, ku vranë e masakruan në mënyrën më barbare 19 anëtarë të familjes Imeraj, në mesin e të cilëve 11 ishin femra dhe 5 fëmijë të moshës 2 – 16 vjeçare, tre të moshuar, dhe çfarë ju kishin bërë fëmijët kriminelëve të ndyrë serbë, e nga ana tjetër; çfarë bëri drejtësia ndërkombëtare deri me tani?!
Kriminelët që kanë kryer këtë krim (identifikuar nga KMDLNJ), janë:
Predrag Belosheviq, Grujica Belojeviq, Lubisha Belojeviq, Zharko Belosheviq, Zhika Belosheviq, Malisha Tijaniq, Çeda Tijaniq, Goran Tijaniq, Dejan Tijaniq, Vedran Tijaniq, Obrad Tijaniq, Zhivan Vuçiq, Mirolub Vuçiq, Dushan Vuçiq, Rade Ivanosheviq, Milisav Ivanosheviq, Igor Shapiq, Gradibor Radunoviq, Ivan Gajin, Zoran Shlaniq dhe Zoran Pantiq.
Të gjithë këta kriminelë lufte edhe sot janë të lirë, dhe asnjëri prej tyre (deri me sot), nuk është përgjigjur para drejtësisë vendore të Kosovës, as të asaj serbe, madje as para asaj ndërkombëtare! Nuk janë përgjigjur për krimet e tyre, që kanë kryer në Kosovë kundër grave, pleqve dhe fëmijëve të pafajshëm! Të gjithë këta kriminel Serb, si edhe qindra tjerë anë e këndë Serbisë edhe sot shëtisin të lirë, madje edhe rekrutohen në Nish e Beograd për të qenë të gatshëm për pjesëmarrje në krime të reja kundër popullatës jo-serbe në Ballkan!
Këta kriminelë, që banorët e Pemishtes i kanë njohur dhe i njohin fare mirë, janë nga fshatrat: Cerkolez, Belicë, Uçë, Syriganë e Zhakovë dhe Burim. Çfarë qenie kafshore mund te jene këta serbë, qe ndjejnë kënaqësi kur vrasin, përdhunojnë dhe masakrojnë gra dhe fëmijë, këta ua kalojnë edhe egërsirave.
Në fakt, Qeveria jonë, dhe ne si Kosovë, do të duhej që në mënyrë të prerë, të ndërpresim çdo bisedë e iniciativë tjetër me Serbinë. Të ndërpriten të gjitha komunikimet dhe këmbimet ekonomike- politike- kulturore, përderisa Serbia të njeh Republikën e Kosovës, t’i kthej të gjithë të zhdukurit që Serbia po i mbanë ende peng, të arrestoj e dënojë të gjithë kriminelët serb të luftës, të kompensoj të gjitha dëmet e luftës dhe të kërkoj falje publike për gjenocidin që ka ushtruar mbi fëmije, gra, dhe pleq shqiptarë të Kosovës.
Është për keqardhje që anëtarët e Quint-it, merakosën kaq shumë për zgjedhjet e 3 prillit që do mbahen në Serbisë, nga ana tjetër, as çajnë kokën për kriminelët e luftës që kalërojnë në veri të Mitrovicës dhe në vet Serbinë. Viktimat shqiptare, as sot nuk po mund të prehen në gjirin e tokës mëmë, përderisa ndërkombëtare po vepron në mënyrë selektive- nëse kjo na qenka drejtësia- mos qoftë, mallkojnë nënat tona me duar në gji!
Përderisa drejtësia ndërkombëtare nuk po vepron drejt, apo po vepron në mënyrë të njëanshme- krejt selektive, duke e dënuar dhe akuzuara viktimën dhe jo agresorin, në këtë rast përfaqësuesit dhe luftëtarët e Republikës së Kosovës, mbi këtë bazë, ne duhet të ndërpresim çdo bisedim me Serbinë, përderisa Serbia prapë po kërcënon!
E habitshme, shtetet e Quint-it, thanë së na qenkan zhgënjyer me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë, të caktuara më 3 prill- nga ana tjetër, ata vlerësojnë qasjen e Serbisë për të gjetur zgjidhje!!!
Sipas Quint-it, “ kjo, sjellje e Qeverisë së Kosovës nuk është në linjë me vlerat dhe parimet tona dhe do të minojë aspiratat e saj evropiane!”…
Sa e habitshme kjo; shtetet e Quint-it, nuk i paska zhgënjyer qëndrimi i Serbisë që krejt hapur përkrah Kasapin Putin, dhe luftën e paskrupullt pushtuese të Rusisë mbi Ukrainën, për më shumë, qëndrimi i Serbisë pro Ruse, shtetet e Qunit-it, nuk i ka zhgënjyer, dhe me këtë qëndrim, Serbia ( sipas Qunt-it), nuk i minon fare aspiratat e saja evropiane!
Sipas kësaj logjike (kështu siç po veprohet me Kosovën), ka rrezik, që pas luftës të përndiqen dhe të dënohen edhe luftëtarët dhe përfaqësuesit shtetërorë të Ukrainës!, vetëm e vetëm pse ata po luftojnë kundër agresorit të paskrupullt Rus- njëkohësisht edhe për lirinë e vet!
CH- 28-3-2022