leoni

Dritan Abazoviq

Dritan Abazoviq ka deklaruar se Mali i Zi do ta ketë qeverinë brenda 15 ditësh

Mandatari për formimin e qeverisë, Dritan Abazoviq, ka folur për formimin e qeverisë së Malit të Zi. Ai ka deklaruar se Mali i Zi do ta ketë qeverinë brenda 15 ditësh. “Mendoj se duhet ta kemi shumë shpejt qeverinë e Malit të Zi. Nuk dua të jap ndonjë datë. Por, besoj që do të përfundojë brenda 10 deri në 15 ditë”. Abazoviq theksoi se lëvizja qytetare që ai drejton do t’i fitojë zgjedhjet në Ulqin. “Patjetër, fushata jonë nuk vihet në pyetje. Kjo ka qenë fushata më e bukur në të cilën kam participuar vet. Shoh një vibracion të mirë në qytet. Mendoj se Ulqini e meriton një fillim të ri pas 30 viteve diskriminimi, 30 vjet getoizimi dhe primitivizmi më Administratën lokale”. “Kërkohet njerëz të rinj, energji e re që munden me sjell diçka ndryshe. Jam i gëzuar. Ne s’kemi pasur asnjë fjalë të rëndë për askënd. Jemi të hapur për bashkëpunim. Sonte do të festojmë dhe nesër duhet t’i përveshim mëngët dhe të punojmë”. Nuk ka fare problem për themelimin e qeverisë. Mendoj se kjo çka ka ndodh se arsyeja se pse nuk është kryer puna mendoj se partitë kanë bërë ngapak kalkulime për zgjedhjet lokale. Por, nuk ua shoh për të madhe, ndodh çdokund”.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …