Masakra e Izbicës

Sot mbushen 23 vjet nga masakra, në Izbicë, kur më 28 mars të vitit 1999 forcat policore e ushtarake serbe, vranë e masakruan 147 civilë shqiptarë

Sot u mbushen 23 vjet nga masakra në Izbicë, ku më 28 mars 1999 forcat policore dhe ushtarake serbe, pas rrethimit të mijëra civilëve të fshatit Izbicë dhe vendbanimeve përreth, veçuan 147 burra të rinj dhe pleq, të cilët i vranë dhe i masakruan, ndërsa pjesën tjetër e dëbuan jashtë Kosovës. Urdhrin për sulm e kishte dhënë komandanti kriminel serb, Lubisha Dikoviq. Një ditë para fillimit të bombardimeve të NATO-s, krerët kriminelë në Serbi, kishin paralajmëruar se në rast të fillimit të bombardimit do t’ i shfarosnin shqiptarët. Masakra në Izbicë hyn në radhën e krimeve më të rënda të shtetit të Serbisë, ku vrasja masive, përdhosja e trupave dhe varrimi i tyre, asokohe përmes pamjeve satelitore, u bë lajm botëror. Askush nga urdhër-dhënësit  dhe ekzekutuesit serbë nuk ka dhënë llogari para drejtësisë vendore dhe asaj ndërkombëtare për të masakruar në Izbicë edhe pse kanë kaluar 23 vjet.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …