Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: Ne konsiderojmë se gjatë kësaj periudhe kanë dalë në dritë edhe mundësitë për keqpërdorimet e para nga Qeveria Kurti

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka deklaruar se asnjëherë në historinë njëzet-vjeçare prej kur është themeluar Kuvendi i Kosovës, nuk ka ndodhur që një parti politike të bllokojë themelimin e një komisioni hetimor,  ashtu sikur ndodhi sot nga Lëvizja Vetëvendosje. Në një konferencë për media, ai ka thënë se grupi parlamentar i PDK-së të hënën kishte një propozim tejet të rëndësishëm për themelimin e një komisioni parlamentar, i cili do te hetonte gjithë angazhimi, punën dhe vendimet Qeverisë, vendimet e ZRRE-së, ato të KOSTT-it dhe të të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës, të cilat janë ndërmarr gjatë krizës energjetike. “Ne konsiderojmë se gjatë kësaj periudhe tashmë kanë dal në dritë edhe mundësitë për keqpërdorimet e para që kanë ndodhë nga mjetet që janë ndarë nga Qeveria e Republikë së Kosovës, ka saktësuar Abelard Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Gazmend Hoxha: Të dyshuarit për vrasjen e rreshterit Lika kanë të kaluar kriminale dhe lidhje me ekstremizëm

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka zbuluar detaje të reja rreth hetimeve për …