leoni

DMSh në komunën e Rahovecit, kërkon nga qytetarët që të kenë vëmendje dhe kujdes të shtuar që të mos bëhen shkaktarë i ndonjë zjarri

Komuna e Rahovecit, përkatësisht Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, kërkon nga qytetarët që të kenë vëmendje dhe kujdes të shtuar që të mos bëhen shkaktarë i ndonjë zjarri sepse java që lamë pas ka pasur vatra të zjarreve. Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Kujtim Dina kërkon nga qytetarët e Komunës, veç̧anërisht për ata që dalin për piknik, një vëmendje dhe kujdes të shtuar që të mos bëhen shkaktarë i ndonjë zjarri. Javën që lamë pas ka pasur vatra të shumta zjarri që shpërthyen pothuajse në çdo anë të komunës, duke nisur nga fshati Çifllak, Guri i Kuq, Polluzhë dhe së fundi në malin e Hajratit në Krushë të Madhe. Gjithashtu drejtori Dina është shprehur se “ky dimër ishte shumë i thatë, prandaj në mungesë të lagështisë së tokës, fatkeqësisht, mundësitë e përhapjes së zjarreve janë të mëdha, por, nga një pakujdesi e vogël mund të shkaktohet një zjarr me përmasa dhe dëme të paparashikueshme. Andaj, reagimi në rreziqe dhe kërcënime është detyrë dhe obligim qytetar i secilit nga ne.”-ka thënë më tej Dina. Në situata kur nuk keni mundësi të veproni apo të reagoni, atëherë pa asnjë hezitim duhet ta lajmëroni rrezikun, duke ndjekur hapat si më poshtë: Informimin mund ta bëni në Qendrën Operative Emergjente 112, Njësinë e Zjarrfikësve në Rahovec në numrin e telefonit 029-277-555, Policinë e Kosovës në numrin e telefonit 192. ZJARRVËNIET E QËLLIMTA SI DHE ATO TË SHKAKTUARA NGA PAKUJDESIA, JANË VEPËR PENALE DHE SANKSIONOHEN ME LIGJ.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e 11-të të rregullt

Në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Vitisë, e njëmbëdhjeta me radhë, janë shqyrtuar …