leoni

Njoftim publik për organizimin e konsultimit publik për projekt-rregulloren për dhënien e titujve të nderit, mirënjohjeve dhe dekoratave te Komunës së Rahovecit

Komuna e Rahovecit përmes grupit punues për hartimin e Draft-Rregullores për menaxhimin e pasurisë jo financiare, duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale, Statutin e Komunës së Rahovecit Nr.1005 i datës 29.03.2017 dhe  Nenit 6 pika 1.6 të  Udhëzimet Administrativ (MAPL) Nr.06/2018 për Standardet Minimale të Konsultimit Publik në Komunë, lëshon këtë:

NJOFTIM PUBLIK

Lidhur me konsultimin publik për Projekt-Rregulloren për dhënien e titujve të nderit, mirënjohjeve dhe dekoratave të Komunës së Rahovecit. Ky dokument do të jetë në konsultim publik nga 28.03.2022 deri me datën: 28.04.2022, ndërsa konsultimi publik me qytetarë do të mbahet me 11.04.2022, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit e cila gjendet në objektin e ri të administratës komunale, me fillim në ora 10:00. Komentet dhe sugjerimet e juaja, mund t’i dërgoni deri me datën 28.04.2022, në ora 16:00, te zyrtarët: [email protected]; [email protected], [email protected]; [email protected] dhe [email protected]. Për më shumë detaje, për Projekt-Rregulloren për dhënien e titujve të nderit, mirënjohjeve dhe dekoratave të Komunës së Rahovecit, mund ti gjeni në këto vegëza: Uebfaqe zyrtare e Komunës:https://kk.rks-gov.net/…/dokumente-ne-konsultim-publik/. Platformë për Konsultime Publike: https://konsultimet.rks-gov.net/consultations.php… Facebook: https://www.facebook.com/rahoveckomuna. P.S: Duke u bazuar në Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 01/66, i datës: 01.03.2022 për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19, përkatësisht nenit 19 numri i pjesëmarrësve të lejuar në ambiente të mbyllura duhet të jetë deri në 50% të kapacitetit.

Haziz Krasniqi

Zyrtar për Informim

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …