leoni

Kusari-Lila: Nëse LV nuk e donte për partner qeverisës LDK-në, nuk do të kalonte në këtë proces të vështirë

Sot në Kuvendin e Kosovës është miratuar propozimi i Vetëvendosjes për uljen e shpenzimeve të deputetëve

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se kjo parti ka filluar këto diskutime lidhur me  shpenzimeve të deputetëve qysh në nëntor për këtë problem dhe sipas saj ky propozim nuk lidhet me publikimin e shpenzimeve të deputetëve. Ajo thotë se në parti  ka pasur diskutime të larmishme me uljen e shpenzimeve të deputetëve por që sipas saj në pyetje ka qenë edhe përgatitja e Ligjit të pagave. Kusari-Lila thotë se me bërjen publike të shpenzimeve të deputetëve, LVV ka intensifikuar përpjekjet për të ulur shpenzimet e deputetëve. Edhe në legjislaturat e mëhershme kemi  bërë propozime për uljen e shpenzimeve të deputetëve por që nuk janë marrë parasysh”, tha ajo. Kusari-Lila thotë se shpenzimet për deputetët janë paraparë pavarësisht nëse ata udhëtojnë me vetura apo autobusë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Lekaj

Pal Lekaj pas dështimit të Haxhiut: “Përgatituni për zgjedhje, s’ka më alternativë”

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të …