Instituti Demokratik i Kosovës, ka bërë me dije se këshilltarët politikë në Kuvendin e Kosovës, Qeveri dhe Presidencë, buxhetit të shtetit i kushtojnë mbi një milion euro. “Për një muaj të 149 këshilltarët politikë në tri institucionet kryesore: Presidencë, Qeveri e Kuvend marrin pagë mesatarisht 704 euro, e që në total për një muaj në pagat e tyre mesatarisht shpenzohen 104,915 euro. Pagat e këshilltarëve politikë për një vit punë në institucionet politike të Kosovës arrijnë shumën prej 1.258.975 euro”, është thënë në njoftimi e KDI-së. Kosova ka edhe rreth 50 zëvendës-ministra të cilët po ashtu e rëndojnë buxhetin e varfër të vendit, por forcojnë pozitat e klaneve politike në qeverisje.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …