Rama tha se kjo luftë ka ndikuar në të gjithë zinxhirin e ekonomisë duke mos lënë jashtë as Shqipërinë dhe vendet e rajonit. “Na ndikon edhe ne ndikon çmimet se lufta është nisur nga një forcë agresive. Janë shtrenjtëuar si nafta, gazi energjia e me radhë. Deri tek imputet për bujqësinë. Rusia dhe Ukraina, zinin peshën kryesore në këto furnizime. Kjo luftë ndikon tek të gjithë zinxhirët e furnizimeve, që bën të përballem me rritje çmimesh.” tha Rama. “Rrugën e kemi pasur të vështirë për shkak të goditjeve që na kanë ardhur nga lart, e jashtë. Tërmeti, pandemia, megjithatë siç nuk na gjunjëzoi as tërmeti dhe pandemia, s’do të na gjunjëzojë kjo situatë,” theksoi Rama. Duke u ndalur tek ndihma që qeveria ka ndërmarrë me paketën e rezistencës, Rama theksoi se po ndihmohen më shumë se gjysmë milioni njerëz. “Do të mbështesim tre muaj rresht me një shumë ekstra për të kompensuar rritjen çmimeve të produkteve bazë të më shumë se gjysmën e një milioni njerëz. Po ashtu do të mbështesim fermerët me naftë pa taksa. Do të mbështesim pensionistët duke indeksuar menjëherë pensionet. Me radhë do të bëjmë çmos që edhe kjo situatë të kalojë pa shumë dhimbje. Këtë vështirësi të madhe duhet ta kapërcejmë së bashku. Ne thamë që do i nxjerrim lekët nga dheu për të bërë shtëpitë tuaja dhe sot kjo është një tjetër lagje në vazhdën e një pune që vazhdon dhe që provon se ne mbajmë atë që themi,” theksoi kryeministri.
Kontrolloni gjithashtu
KFOR-i nuk konfirmon kalimin e policëve Kosovës, në kufirin me Serbinë
Misioni paqeruajtës i KFOR, nuk e ka konfirmuar as e ka mohuar pretendimin e Ministrisë së Mbrojtjes …