Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kërkuar nga qeveria ta heqë akcizën për karburantet. Ai ka thënë se qeveria ka mjete të mjaftueshme që ta përballojë heqjen e akcizës dhe t’ i lirojë qytetarët nga pagesa e saj. Ai tha me këtë rast se kriza me produkte ushqimore do të vazhdojë, dhe se gjatë javëve të ardhshme edhe më tej do të rriten çmimet. Qeveria ka 700 milionë euro rezervë në Bankën Qendrore, andaj ajo duhet ta heqë akcizën e naftës dhe të mos gjobitë më tej qytetarët në këtë kohë të krizës e cila po thellohet nga dita në ditë, ka saktësuar ish kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …