Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Më 28 mars 1999, në Pozhar të Deçanit u zhvillua njëra nga betejat më të rëndësishme të UÇK-së

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se më 28 mars 1999, në Pozhar të Deçanit u zhvillua një nga betejat më të rëndësishme të luftës çlirimtare. Atë ditë u thyen keq forcat armike duke ikur me turp nga fushëbeteja. Kjo betejë, na ndau nga dy bashkëluftëtarë të zot, Elez Geci e Maxhun Berisha, që heroikisht luftuan deri në frymën e fundit. Ndërsa 29 marsi, na kthen në kujtesë martirizimin e motrave e vëllezërve tonë në Beleg e Irzniq të Deçanit dhe në Poterq të Klinës. Edhe pse të paarmatosur, ata nuk u kursyen nga barbarët. Po ashtu, 29 marsi, na kujton përballjen heroike në Shishman të Bokes, rënien e katërmbëdhjetë bashkëluftëtarëve nga Dukagjini, Pashtriku e Drenica”, ka thënë Haradinaj, duke shtuar se marsi është muaj i lavdisë dhe përpjekjeve të popullit shqiptar të Kosovës për liri. “Dëshmorët dhe Martirët e Lirisë janë motivim për ne, që sa më shumë ta duam Atdheun e të punojmë vazhdimisht për forcimin e tij. Krahas këtij angazhimi, beteja për zbardhjen e fatit të të pagjeturve vazhdon edhe sot, e do të vazhdojë deri kur të kthehen eshtrat e fundit në Kosovë. Lavdi e përjetshme të rënëve për liri!”, ka shkruar, Ramush  Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Nait Hasani: Kryesuesi i seancës shkel procedurat, raporti duhet të votohet

Deputeti i PDK, Nait Hasani, ka kritikuar mënyrën e udhëheqjes së seancës konstituive të Kuvendit …