leoni

Dhjetëra grante me mijëra euro për të rinjtë e Komunës së Rahovecit

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i shoqëruar nga nënkryetari, Fatmir Iska dhe drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rinin dhe Sport, Afrim Dina, kanë pritur në takim përfaqësueset nga Banka Botërore. Gjatë takimit është diskutuar për projektin “Komunat për të rinjtë” që financohet nga Qeveria Japoneze përmes mbështetjes së marrë në kuadër të Fondit Japonez për Zhvillim Social, të administruar nga Banka Botërore e që realizohet në bashkëpunim me MAPL dhe CDF. “Kam pritur në takim, përfaqësueset nga Banka Botërore, ku bashkë diskutuam për projektin “Komunat për të rinjtë” që financohet nga Qeveria Japoneze përmes mbështetjes së marrë në kuadër të Fondit Japonez për Zhvillim Social, të administruar nga Banka Botërore e që realizohet në bashkëpunim me MAPL dhe CDF.  Rahoveci është një nga 10 komunat përfituese, andaj të gjithë të rinjtë e grupmoshave 15 – 24 vjeç, kanë mundësinë të aplikojnë për grante që variojnë nga 1000 – 24.000€, me projekte që synojnë të përmirësojnë përfshirjen socio-ekonomike të të rinjve. Mbështetja për të rinjtë është pikënisja e së mbarës, të cilën vazhdueshëm e kemi ofruar dhe do ta ofrojmë, pa mëdyshje”, ka thënë kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …