leoni

Njoftim për fermerë rahovecian nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rual

Komuna e Rahovecit, përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, njofton të gjithë fermerët përfitues, se javën e kaluar është nënshkruar kontrata e furnizimit të mekanizmave bujqësor me Operatorët Ekonomik. Prandaj duke filluar nga data 30.03.2022 nga ora 09:00, përfituesit e mekanizmave bujqësor të listës së vitit 2020, mund të paraqiten në zyrët e Drejtorisë së Bujqësisë (në objektin e ri), për të kryer participimin prej 20% të vlerës së mekanizmit. Pas shpërndarjes së këtyre pajisjeve do të publikohet lista me përfitues të vitit 2021 dhe do të njoftoheni me kohë për procedurat. Drejtoria e Bujqësisë iu uron punë të mbarë dhe suksese të gjithë fermerëve përfitues, përderisa kërkon edhe mirëkuptim për vonesat e krijuara.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …