Ka nisur realizimi i projektit të ri për kyçjet individuale të shtëpive në rrjetin e kanalizimit fekal, në fshatin Tushilë

Ka nisur realizimi i projektit të ri për kyçjet individuale të shtëpive në rrjetin e kanalizimit fekal, në fshatin Tushilë, ku kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj, kanë vizituar punimet, për të parë nga afër ecurinë e tyre. Me këtë rast, kryetari Nura ka thënë se është i lumtur që ka nis realizimi i këtij projekti, tepër i rëndësishëm për banorët e këtij fshati, në kuadër të investimeve të Komunës për ngritjen e mirëqenies së qytetarëve. Gjatë ditës kryetari Nura dhe drejtori Mulaj kanë vizituar edhe punimet në realizimin e projektit tjetër që po zhvillohet në Krasaliq, pikërisht në kanalizimin fekal, i cili po rifillon pas një kohe të gjatë. Punimet do të vazhdojnë në tërë bashkësinë lokale të Qirezit, ku punimet e këtij projekti kapital pritet të përfundojnë pas pak ditësh.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …