Homazhe te varrezat e dëshmorëve të kombit në Rahovec, me rastin e 23-vjetorit të rënies së dëshmorit, Sabit Shabandula

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtorë e shokë të luftës, kanë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve të kombit në Rahovec, me rastin e 23-vjetorit të rënies së dëshmorit, Sabit Shabandula. Sabiti do të mbetet në kujtesën tonë kolektive si luftëtar trim, i cili e sakrifikoi jetën e tij për lirinë e Kosovës, që aq shumë e donte. Me idealet fisnike të dëshmorëve e heronjve të UÇK-së, është e trasuar rruga jonë për forcimin e lirisë dhe pozitës së kombit shqiptar. Lavdi Sabit Shabandulës dhe të gjithë të rënëve për liri! Ka thënë kryetari Latifi me këtë rast.

Kontrolloni gjithashtu

Më 25 prill mbahet Tryezan Shkencore “Rëndësia e Organizimit të Luftës së UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut

Komuna e Rahovecit ka bërë publike agjendën e aktiviteteve për shënimin e 27-vjetorit të daljes …