Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Shkumbin Demaliaj i cili ka qenë pjesë e Komisionit Verifikues për çështjen e veteranëve e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me deklaratën e tij se nuk janë më shumë se 20 mijë veteranë të UÇK-së. Ai tha se Albin Kurti po gënjen sa i përket këtyre shifrave, pasi numri i vërtetë i veteranëve është 43 mijë. Nuk janë 60 mijë veteranë. Janë 43 mijë veteranë. 37 mijë marrin pensione. Pra nuk është e përafërt shifra me atë që flet Kurti. Është në pyetje paga minimale. Kurti është dorëzuar, ai e ka marrë krejt qeverinë e kanë dalë nëpër Evropë. Albin Kurti i ka ofenduar vlerat e muajit mars, i ka mbetur vetëm vlera e UÇK-së pa e ofenduar, saktësoi Shkumbin Demaliaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …