Edi Rama

Edi Rama paralajmëroi ditën e sotme të gjitha bizneset, se në rast se nuk deklarojnë pagat do të përfundojnë në prokurori

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama paralajmëroi ditën e sotme të gjitha bizneset, se në rast se nuk deklarojnë pagat do të përfundojnë në prokurori. Gjatë takimit me eksportues dhe importues, Rama tha se do të goditen të gjitha bizneset nëse dalin keq me pagat nga hetimi tatimor. Më tej ai shtoi se nuk do të lejojnë që pensionet të goditen nga mospagimi i sigurimeve për pagën përkatëse.  “Po shikonim gjithë pasqyrën e pagave dhe vetëm nga rishikimi i pagave si rezultat i kërkesës i thirrjes për të nxjerrë në dritë më shumë nga paga, ne e dimë që pagat në Shqipëri në sektorin privat një pjesë janë në dritë një pjesë janë të padukshme, ne kemi një rritje mesatare të pagës 90 mijë lekë. Ne do vazhdojmë ta kërkojmë këtë gjë. Njësia që kemi ngritur ka hyrë në hetime. I bëj thirrje të gjithëve që në deklarimin e pagave të vënë pagën sepse do të godasim pa asnjë tolerancë aty ku do kapim. Nëse del keq me pagat nga hetimi tatimor pastaj do të shkojnë te me prokurorinë. Nuk mundet dot që ne të flasim për pensione të ulëta dhe ndërkohë të tolerohet që pensionet të goditen nga mospagimi i sigurimeve për pagën përkatëse”, u shpreh, Edi  Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …