Në kuadër të vizitës dyditore në vendin tonë, delegacioni i Komisionit për Politikën e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, kryesuar nga Kryetarja, Mimi Kodheli sot vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes. Me këtë rast, ata u pritën nga Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj dhe stafi i lartë i Ministrisë. Në takimin e realizuar me këtë rast, u diskutua për nivelin e bashkëpunimit dhe planeve konkrete të deritashme mes dy vendeve tona në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Nga Kryetarja Kodheli, njëherit zëvendëspresidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, u dha zotimi i fuqishëm për mbështetje nga pozicioni i saj në synimet tona në procesin e integrimeve euroatlantike dhe lobimin te vendet mosnjohëse, anëtare të NATO-s. Ndër shumë çështje tjera të rëndësishme të diskutuara, nga dyja palët u vlerësua nevoja për një qasje dhe bashkëveprim më të shtuar nga dy qeveritë tona, në kontekstin e ri gjeopolitik, si dhe sfidave potenciale që cenojnë mjedisin e sigurisë sonë dhe rajonit në përgjithësi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …