Kuvendi Komunal në Junik mbajti takimin e radhës të kryesuar nga Shpejtim Gacaferi, ku në prezencën e Kryetarit, Nënkryetari, Drejtorëve, mediave dhe qytetarëve të interesuar u debatua për disa pika me rëndësi për Komunën e Junikut. Pikat e rendit të ditës, të cilat janë shqyrtuar dhe aprovuar për procedim të mëtutjeshëm janë:
– Shqyrtimi dhe Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
– Kërkesë për ndryshimin e planit të buxhetit për të hyrat vetanake për vitin 2021,
– Kërkesë dhe bartjen e të hyrave vetanake nga viti 2021 në vitin 2022,
– Kërkesës për përbërjen e anëtarëve të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi,
– Kërkesë për miratimin e iniciativës për bashkëpunim ndërkomunal -ndërkombëtar,
– Raporti i obligimeve kontraktuale për vitin 2021.
– Pyetjet dhe propozimet lidhur me punën e Komunës së Junikut, të ngritura nga anëtarët.
Takimi i radhës i Kuvendit Komunal planifikohet të mbahet muajin e ardhshëm.