Nesër mbahet manifestimin tradicional, “Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë dhe të Rinj"

Nesër mbahet manifestimin tradicional, “Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë dhe të Rinj”

Biblioteka “Hivzi Sulejmani” e Prishtinës në bashkëpunim me organizatën “ETEA” dhe “Karvanin e shkrimtarëve për Fëmijë”, organizojnë manifestimin tradicional “Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë dhe të Rinj” – më datë 1 prill 2022 (e premte), në ora 12:00, në hapësirat e bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në lagjen “Dardania”, Prishtinë.
 
Manifestimi tradicional “Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë dhe të Rinj” hapet me leximin e mesazhit ndërkombëtar të sponsoruar nga Kanadaja, “Tregimet janë krahët që të ndihmojnë të lartësohesh çdo ditë”, të cilin e pasojnë fjalimet e zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, bibliotekës “Hivzi Sulejmani” dhe organizatës ETEA, leximet e krijuesve nga “Karvani i Shkrimtarëve për Fëmijë” dhe shpallja e lexuesve të vitit 2021/22.

Me këtë rast, bëjmë të ditur se gjatë gjithë ditës fëmijët deri në moshën 15 vjeçare do të kenë mundësinë të regjistrohen në bibliotekën “Hivzi Sulejmani” pa pagesë.

Linku i eventit në rrjete sociale: https://www.facebook.com/events/940799869972345

Kontrolloni gjithashtu

Tetë vjet më parë, Televizioni Dielli ka filluar transmetimin e programit kulturor, informativ, edukativ e arsimor

Sot TV Dielli shënon tetë-vjetorin e fillimit të transmetimit. Tetë vjet më parë,  më 11 …