Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, iu ka drejtuar kryeministrit Albin Kurti lidhur me deklaratën e tij për listat e veteranëve. Ai i ka kërkuar Kurtit që të mos tallet me listën e veteranëve, ndërsa është shprehur se nuk do ta durojnë edhe më tej. Albini duhet të kthjellet njëherë e përgjithmonë, mjaft e kemi duruar, sepse kemi pas arsye të tjera, por nuk durojmë pa kufi. Nëse Kurti vazhdon këto tallje, atëherë veteranët do të dalin në rrugë e nuk do ta lejojnë të hyjnë as në zyrën e tij. S’mund t i lësh veteranët pa i përfshi në kriter të pagës minimale. Prokuroria le ta gjejë kush nuk është veteran tha Komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, gjatë luftës së UÇK-së, Ramush Haradinaj. Kryeministri Albin Kurti në një emision televiziv ka thënë se nuk janë madje as 20 mijë veteranë.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …