Në ditën e dytë të dëshmisë së tij para trupit gjykues të Gjykatës Speciale, në Hagë, Hazir Borovci përsëriti se është i bindur në pafajësinë dhe pastërtinë e Salih Mustafës. Borovci, i cili është dëshmitari i katërt i mbrojtjes së Mustafës, thotë se takimet me të i kishte të shpeshta dhe jo pa shkak. “E kam thënë dje dhe e them edhe sot e kam pas shok dhe fqinj kemi pasur shtëpitë afër. Se e kam shok dhe fqinj – kjo nuk ndryshon asgjë në dëshminë time”. “Të vërtetën e kam thënë si atëherë, si dje dhe si sot”. Hazir Borovci thotë se nuk di asgjë më shumë rreth deklarimeve të Salih Mustafës në Speciale, pos atyre që janë bërë publike në media. Kam qenë dhe jam i bindur në pafajësinë dhe pastërtinë e Salih Mustafës, ka thënë mes tjerash, dëshmitari i mbrojtjes, Hazir Borovci.
Kontrolloni gjithashtu
Profesori i së drejtës kushtetuese, Arsim Bajrami thotë se shtyrja e Asociacionit, veçse na sjell te një Asociacion edhe më i keq
Profesori i të drejtës kushtetuese, Arsim Bajrami thotë Shtyrja e Asociacionit veçse na sjell te …