Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka njoftuar besimtarët dhe gjithë opinionin e gjerë se muaji i madhëruar i Ramazanit fillon të shtunën, më 2 prill. Me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit, Kryesia e BIK-ut ka përgëzuar besimtarët në Kosovë, diasporë e trojet shqiptare, duke u dëshiruar agjërim të lehtë, shtim të ibadetit dhe solidaritet me njëri-tjetrin. “Me fat muaji i madhëruar i Ramazanit, agjërim të lehtë dhe të pranuar!”, ka uruar përmes njoftimit Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …