Statuti i Komunës së Ferizajt pritet të dal në diskutim publik për ndryshim- plotësim

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi, këtë të enjte ka mbajtur mbledhjen e tretë të Kuvendit të Komunës. Fillimisht anëtarët e Kuvendit të Komunës në mënyrë unanime kanë miratuar planin e tyre vjetor të punës për vitin 2022. Ndërsa nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, para anëtareve të Kuvendit ka bërë propozimin për daljen në diskutim publik të Statutit të Komunës 01.Nr.50 të datës 28.06.2013. Me këtë rast Aliu, tha se në ndryshimin e Statut është paraparë që të bëhen edhe tri drejtori të reja, ajo e inspeksionit, do të ndahet drejtoria e rinisë dhe sportit nga drejtoria e kulturës,  si dhe do të shtohet drejtoria e mbrojtjes  dhe shpëtimi. Pas fjalës së nënkryetarit pati diskutime të shumta edhe nga ana e anëtareve të Kuvendit, me qëndrime pro e kontra sa i përket këtij plotësim ndryshimi të statutit, por në fund me vota unanime u vendos që të dal në diskutim publik. Ndërkaq drejtoria e Drejtorisë së Financave Sebahate Ajeti-Sadiku, ka bërë  propozim – vendimi për pagesë të anëtarësisë së Komunës së Ferizajt në Shoqatën e Unionit të Bashkive Shqiptare. Sipas saj, kjo pagesë për një vit kalendarik do të bëhet në vlerë prej 8,902.46 euro, ndërsa përmes këtij unionin do të bashkëpunojnë komunat në intensifikimin dhe shkëmbimin e përvojave dhe ekspertizave në fushat e urbanistikës, inovacionit, mjedisit e  kulturës. Me vota unanime poashtu është përkrahur edhe propozim i drejtores së Drejtorisë së Kulturës, Rinise dhe Sportit Xhemile Murati që të del në diskutim publik edhe Rregullorja për Dhënien e Dekoratave 01.Nr.27 të datës 31.03.2015. I vetmi ndryshim që parashihet të bëhet në këtë rregullore është tek çmimi “Nderi i Qytetit”, ku këtë çmim do ta ndajë Kryetari i Komunës së Ferizajt. Ndërsa drejtori i Administratës së Përgjithshme Besnik Berisha, ka bërë propozim-vendimin për miratim të Planit të Veprimit për Transparencë për periudhën 2022-2026.Edhe ky propozim kaloi me votat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit të Komunës. Ndërsa drejtori i Drejtorisë së Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit Sabri Murseli, para anëtarëve të KK-së ka bërë  propozim – vendim për anulimin e vendimit me nr. 01.Nr. 18 të datës 28.12.2021, propozim-vendimin këmbimin e pjesës së ngastrës kadastrale 398-1; Z.K.Talinoc i Muhaxherëve, pronë e Komunës së Ferizajt, me pjesën e ngastrës kadastrale 400-0 Z.K. Talinoc i Muhaxherëve, pronë e Këshillit të Bashkësisë Islame Ferizaj, si dhe propozim – vendimin për anulimin e pjesërishëm të vendimit me nr. 01.Nr. 37 të datës 30.04.2015. Poashtu është diskutuar edhe propozim – vendim për plotësim ndryshimin e vendimit me Nr. 24 të datës 25.03.2021, propozim – vendim për vazhdimin e mandatit të Komisionit për Emërtimin e Rrugëve, Rrugicave dhe Shesheve për kompletimin e sistemit të adresave komunale, propozim – vendim për formimin e komisionit vlerësues për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të lokaleve me nr. Kadastrale 0-72217092-00714-4-22-21-0 dhe 0-72217092-1-3-1-0, Z.K.Ferizaj si dhe propozim – vendim për formimin e komisionit vlerësues për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të ngastrave kadastrale 572-0, 570-1 dhe 561-1 Z.K. Ferizaj. Të gjitha këto propozime të drejtoritë të Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit Sabri Murseli, janë aprovuar nga anëtarët e Kuvendit të Komunës.

Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz të ulur dhe njerëz në këmbë

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …