Kuvendi Komunal i Skenderajt ka mbajt seancën e rregullt, të udhëhequr nga kryesuesja Adelina Spahiu, ku anëtarët kanë diskutuar për të gjitha pikat e rendit të ditës. Pas diskutimeve për secilën pikë, në të cilat janë përgjigjur kryetari i Komunës, Fadil Nura dhe drejtorët kompetentë, janë miratuar këto pika:
– Raporti financiar i realizimit të buxhetit komunal janar – dhjetor 2021
– Propozim-vendimi për miratim të Rregullores për Taksa, Tarifa, Gjoba dhe Ngarkesa\
– Propozim-vendim për miratim të draftit për plotësim ndryshimin e Statutit të QKMF-së
– Propozim-vendim për anulim të vendimit për dhënie e pronës së paluajtshme në shfrytëzim afatgjatë
– Propozim-vendim për publikimin të listës së pronave të paluajtshme të Komunës së Skenderajt
– Propozim-vendim për miratim të draft planit komunal për menaxhim të mbeturinave
– Propozim-vendim për bartjen e mjeteve financiare nga kategoria e rezervave te kategoria e investimeve kapitale