Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, thotë se respektojnë qëndrimet e shprehura nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në raport me veteranët dhe kryeministrin Albin Kurti. Mendoj se kjo është një qasje e gabuar e kryeministrit Kurti. Qeveria është e obliguar të zbatojë ligjet e Kuvendit për veteranët. Albin Kurti duhet të lexojë dhe zbatojë ligjin. Sa i përket benificioneve të veteranëve, ligji e thotë qartë se ato nuk mund të jenë nën pagën minimale pavarësisht implikimeve buxhetore. Ndërsa për invalidët dhe familjet e dëshmorëve, benificioni i këtyre kategorive është 220 për qind mbi pagën minimale. Xhavit Jashari thotë se veteranët nuk kanë frikë nga procesi i verifikimit.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …