leoni

Duda Bale

Duda Bale: Barazimi i shamisë me armën dhe drogën është veprim skandaloz, i drejtoreshës, F. Gjergji

Ndaj një vendimi të Shkollës së Mesme Teknike “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë, për të vënë simbole ndaluese për vendosjen e shamisë në shkollë, dje dhe sot ka pasur disa reagime të shumta. Krahas simbolit për shaminë, janë edhe simbolet për ndalimin e armëve, konsumimit të duhanit dhe mjeteve të tjera të rrezikshme. Vendosja e përbashkët e këtyre simboleve ka revoltuar edhe më shumë qytetarët, por edhe përfaqësuesit institucionalë dhe figurat publike. Deputetja,  Duda Bale e ka pyetur “Drejtoreshën e  Shkollës së Mesme Teknike ‘Nexhmedin Nixha’ në Gjakovë, zonjën Florentina Gjergjaj,  se në bazë të cilës Kushtetutë apo ligj ka vendosur simbolet ndaluese. Me një pjesë të simboleve jam dhe unë dakord. Mirëpo, me simbolin e një vajze me shami, krahasimi i simboleve në këtë mënyrë është skandaloz dhe gjithashtu ofendim për secilin qytetar dhe Republikën tonë, pa përjashtuar edhe besimet fetar”, ka shkruar deputetja Duda Bala. Ajo ka kërkuar sqarim edhe nga kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, për këtë veprim të shkollës. Unë  nuk mund të jam indiferent dhe gjithashtu kërkojë një sqarim edhe nga Kryetari i Komunës së Gjakovës z. A. Gjini. Krahasimi i një arme që vret, me atë të një vajze me shami, për mua është vrasje e të drejtës së besimit të sajë!”, ka shkruar ajo. Duket se te një pjesë e besimtarëve katolikë të Kosovës ende janë të pranishme idetë e priftit, Anton Kçira, i cili mallkonte Millosheviqin pse nuk ua ka hequr kokat 1 milionë e 900 mijë shqiptarëve myslimanë, për ta pastruar Kosovën nga feja islame.

 

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës

Mbi 1.300 kontrata njëburimore të lidhura gjatë katër viteve të fundit në Kosovë janë duke u hetuar nga prokuroria për korrupsion

Mbi 1.300 kontrata njëburimore të lidhura gjatë katër viteve të fundit në Kosovë janë duke …