Deklarimet partiake përball të vërtetës dhe realitetit në teren! Në mbi 22 vite të ekzistencës të sistemit pluralist, në Kosovë, (nëse në këndvështrim i marrim vetëm vitet pas lufte), partitë politike 22 vite ekzistencë, plotësisht i ngjajnë njëra tjetrës, sa i përket deklarimit të tyre në fushata dhe realizimeve programore në strukturat shtetërore, veçmas kurë nuk vërehen aspak profilizimet e tyre, sa i përket zbatimit praktik programor! Shumë parti, te mos përmbushja e premtimeve zgjedhore dhe keqqeverisja me resurset shtetërore, rrezikojnë të kthehen në pikënisjen e tyre, në pikën 0 të mbështetjes! Kjo është një shpërfillje kohore jashtëzakonisht e madhe, sa i përket ndërtimit të institucioneve tona, profesionale, kredibile dhe të besueshme, zhvillimit të qëndrueshëm të Kosovës! Kjo kohë shënoi gjithë brezin tonë, iniciatorët dhe themel-ndërtuesit e këtyre partive dhe të pluralizmit politik në Kosovë. Pra nuk vërehet dallimi se cila është e majta, cila e djathta dhe cila e qendrës! Lirisht mund të themi se njëjtë po ndodh edhe në Shqipëri. Besimi është i venitur, ikja e të rinjve nga vendi nuk ka të ndalur.
Gjendja sociale e popullsisë çdo ditë e më tepër po rëndohet. Kohë e cila, për fat të keq, po shënon edhe pasigurinë dhe të ardhmen e paqëndrueshme të fëmijëve tanë, veçmas rreth stabilitetit të qëndrueshëm ekonomik. Po del, se partitë janë në ngërçin e tyre politik, dhe kanë mungesë të theksuar të vizionit se si mund të dilet, dhe të nxirret vendi nga varfëria ekstreme, që realisht duket e shtrirë në masat gjëra popullore….!
Ironia është e madhe, ngase ata që i zunë frymën idealistëve, ekspertëve e kombëtarëve të palakuar të gjitha periudhave, ata katapultuan (vendosën) në skenën politike kosovare krijesa pa shtyllë kurrizore dhe pa kurrfarë krediti përfaqësues, moral e profesional; ata që e katandisën pluripartizmin kosovar në një koncept abstrakt, dhe që nuk ngjallin besim te masat, te qytetarët e varfëruar, te qytetarët e shkolluar, te liri bërësit, te t ‘shtypurit dhe t ‘nëpërkëmburit…pra te ata që janë shumica reale e heshtur dhe e përfaqësuar. Partitë (pozitë dhe opozitë) nuk bënë të kundrohen e të veprojnë, si një strukturë, për ta plaçkitur dhe shfrytëzuar sipas interesave të ditës, të klanizimeve e grupimeve materialistë, qytetarin që donë drejtësi e jetë të dinjitetëshme! Në fillimin e menjëhershëm të pasluftës, elani i shtet ndërtimit ishte i konceptuar shumë më ndryshe se sa realisht që po ndodh sot, nëpër partitë politike, të cilat janë të shndërruara në ngrehina ku mund të vijnë individë para politike, politikë e pa kurrfarë vizioni e diturie, mundë të vinë individ shkurt pamës, militant, pa kurrfarë plani e strategjie, dhe të flasin për përmbarim dhe pronësi politike, të këtij apo ati segmenti politik dhe vendin e qojnë drejt katandisjes, këto veprime shihen në dritën e diellit në nivelin lokal. Pra aty ku frymon e zhvillohet jeta. Aq më keq, që këto veprime janë shumë të dëmshme për vet subjektet politike, por dëmi kolosal bie mbi shoqërinë dhe shtetin! Gjetja e zgjidhjes dhe dalja nga kriza, nuk është e lehtë, por është e mundur.
Vlerat dhe rruga e duhur janë aty, gjithkund dhe në të gjitha subjektet, por duhet gatishmëria e të gjithëve për t’i lexuar sinjalet, për të treguar vullnet të vërtetë, për ikje nga egocentrizmi poli-partiak, nga vetëkënaqësia e veshjes me pushtetin apo vetëkënaqësia e krenarisë së tepruar, për ta rrëzuar regjimin që ka syrgjynosur shpresat e qytetarëve, për dalje nga gjendja e keqe sociale! Tuxharllëkut “politik” duhet ti epet fund. Kjo pra është e mundur, resurset tona ekonomike të gjeografisë sonë shqiptare, në ILIRID, mundësojnë jetë të dinjitetëshme, sipas ekspertëve, pa remintencat, për 20 milion banorë! Në Kosovën tonë, nën tokë xehe, e mbi tokë resurse të begata bujqësore, në Kosovë vetëm padituria na lenë në gjendjen e varfër, kështu siç jemi!