Fadil Muçolli, kërkon incizimet për familjarët e masakruar dhe shpreh indinjatë për botimin e një libri, me shumë gabime dhe pa dijen e familjes së tij

Fadil Muçolli, kërkon incizimet për familjarët e masakruar dhe shpreh indinjatë për botimin e një libri, me shumë gabime dhe pa dijen e familjes së tij

Luftëtari i UÇK-së, Fadil Muçolli, në një intervistë për Radion Kosova e Lirë dhe Televizionin Dielli, edhe një herë iu ka bërë thirrje, Nuri Bexhetit dhe Gazmend Elshanit  që t’ ia japin incizimin  për  të masakruarit e Masakrës së Paklekut, të cilën  kanë kryer forcat kriminele serbe,  më 17 prill të vitit 1999. Në atë masakër  Fadil Muçollit, forcat kriminale serbe ia kanë ekzekutuar dy prindërit, katër motrat, bashkëshorten  dhe katër fëmijët.

Fadili  thotë se ai incizim, të cilin e kanë Nuri Bexheti e Gazmend Elshani,  do tu shërbente organeve të drejtësisë, në mënyrë që ky gjenocid  të argumentohet me incizimet e kohës.

Po ashtu luftëtari i lirisë, Fadil Muçolli në këtë intervistë ka bërë të ditur se është shkruar një libër për familjarët e tij që kanë pësuar fatalisht në atë masakër  por askush nga familjarët e gjallë nuk është kontaktuar, as është konsultuar paraprakisht, me ç rast në libër   kanë rezultuar shumë të pavërteta. Në atë  libër, thotë z Fadil Muçolli, janë  postuar fotografitë e fëmijëve të gjallë, ndërsa  emrat e fëmijëve të vrarë e të masakruar.

Mos luani edhe më tej me ndjenjat tona, ka porositur ndër të tjera Fadil Muçolli.

Intervistën e plotë mund ta përcillni sonte,  duke filluar në orën 21 e 30 në Radion Kosova e Lirë dhe në Televizionin  Dielli.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …