Sot në orën 12:00, në Shtëpinë e Kulturës, në Shtime, u shfaq premiera e filmit dokumentar, “Dëshmorët e Karaçicës” që iu kushtohet dëshmorëve të kombit, Aziz Kelmendi, i rënë afër Kazermës së Paraqinit në Serbi, më 3 shtator të vitit 1987, Naser Kelmendi i rënë në Betejën e Pashtrikut, më 14 dhjetor të vitit 1998 dhe Xhavit Kelmendit i rënë me 1 prill të vitit 1999, në Terpezë të Malishevës. Gjatë dy orëve sa ka zgjatur filmi qindra të pranishëm në sallë e kanë përcjellë me një interesim të veçantë filmin për të cilin kanë dhënë opinione ndër më meritoret. Në përurim, përveç familjarëve dhe të afërmve të tyre kanë marrë pjesë edhe bashkëluftëtarë të dëshmorëve, invalidë e veteranë të luftës së UÇK-së dhe qytetarë liridashës.
Filmi dokumentar, “Dëshmorët e Karaçicës” është përgatitur dhe realizuar duke u mbështetur në një literaturë të mjaftueshme historike e dokumentare, në dëshmitë e dhjetëra bashkëluftëtarëve dhe të afërmve të dëshmorëve, me pamje autentike në vendet e luftimeve dhe me të gjitha komponentët e tjerë përcjellës.
Ky film do të reprizohet sonte duke filluar në orën 21.30 minuta, në Televizionin Dielli