leoni

Bugajski

Bugajski: Tani është një moment i mirë që Kosova të bëjë thirrje për anëtarësim në NATO

Analisti i shquar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Janusz Bugajski, ka deklaruar se tani është një moment i mirë që Kosova të bëjë thirrje për anëtarësim në NATO. Duke folur për luftën në Ukrainë dhe situatën në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë, ai ka deklaruar se nëse Ukraina do të kishte qenë një anëtare e NATO-s disa muaj më parë apo edhe disa javë më parë, nuk mendoj se Rusia do të kishte ndërhyrë, sepse ato do të kishin provokuar një reagim amerikan. Gabimi ynë ishte që nuk i integruam këto vende, veçanërisht Gjeorgjinë dhe Ukrainën, kur ishte e mundur. “ Pra, Kosova gjendet në një situatë të ngjashme. Mbrojtja më e mirë që mund të ketë Kosova nga çdo lloj hakmarrjeje nga Serbia do të ishte të jetë pjesë e NATO-s. Nuk po them se Serbia do të sulmojë, por vetë Kosova do të ndihej më e sigurt. Pra, në këtë aspekt do të thosha se është një mundësi e mirë që Kosova të tregojë orientimin e saj pro NATO-s, pro-perëndimit, pro-demokracisë. Kështu që unë mendoj se ky është një moment i mirë për të bërë thirrje për anëtarësim në NATO e gjithashtu në Bashkimin Evropian” ka deklaruar për “The Geopost” njohësi i situatës në rajonin e Ballkanit dhe me gjerë, analisti, Janusz Bugajski.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …