Sindikatat sërish kanë paralajmëruar protesta nëse Qeveria nuk plotëson kërkesat e tyre. Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli ka thënë për “Ekonomia Online” se janë duke e pritur Ligjin e Pagave, duke shtuar se shpresojnë që ligji të kalojë dhe të plotësojë zbrazëtirën që e kanë pasur punonjësit. Ai ka shtuar më tutje se janë në pritje të miratimit të Ligjit të Pagave dhe ka theksuar se sindikatat i kanë edhe metodat e veta me të cilat i arrijnë qëllimet e tyre. Kryetari i Sindikatës së Pavarur e Sektorit Privat, Jusuf Azem ka theksuar se raporti i tyre me Qeverinë e Kosovës është zero. “Nëse e marrim në raport punëtorë-pronarë të kompanisë në kohën e fundit janë jashtëzakonisht duke u marr parasysh kërkesat tona dhe po themi që diku 70-80 për qind të kërkesave tona në raport me kompaninë janë të zbatueshme dhe porealizohen. Kurse në raport Sindikatë-Qeveri e Kosovës deri më tani nuk e kemi as lëvizjen më të vogël që mund të themi se dialogu në raport punëmarrës-Qeveri e kemi zero” ka theksuar kryetari i Sindikatës së Pavarur e Sektorit Privat, Jusuf Azem. Pa kënaqësi me mos trajtimin e punëtorëve nga punëdhënësit dhe mos angazhimin e Qeverisë kanë shfaqur edhe drejtues të sindikatave tjera dhe kanë paralajmëruar se do të mbajnë protesta nëse nuk merren parasysh nevojat e punëtorëve dhe të drejtat e tyre.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …