leoni

Forcat ruse kanë nisur sulm me raketa kundër qytetit bregdetar të Ukrainës – Odesës

Forcat ruse kanë nisur sulm me raketa kundër qytetit bregdetar të Ukrainës – Odesës. Ndërkohë, zëdhënës i administratës ushtarake rajonale të Odesës, Serhiy Bratchuk, u ka bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë në strehimore. Duke folur për këtë sulm, këshilltar i Ministrisë së Brendshme Anton Herashchenko, ka deklaruar se Odesa u godit nga ajri me raketa, disa prej të cilave janë  rrëzuan nga forcat ajrore ukrainase. AFP ka raportuar se shpërthimet janë dëgjuar në orën 06:00 sipas kohës lokale, ndërkaq më pas është parë zjarr dhe tym nga një zonë industriale e qytetit. Autoritetet ruse kanë thënë se kanë goditur një rafineri të naftës dhe depo të karburanteve në qytetin-port të Odesës. Ende është e paqartë se cili ka qenë cak i sulmeve në Odesa.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Seanca duhet të vazhdohet çdo 48 orë, VV po kërkon nga ne të shkelim Kushtetutën

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se seanca konstituive e Kuvendit nuk mund të …