Bartësi i listës Koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar, Shaip Kamberi, ka bërë thirrje për angazhim maksimal që të paktën të sigurohen ulëse për tre deputet shqiptar në Kuvendin e Serbisë. “Duhet të angazhohemi që të ruajmë nivelin e përfaqësimit së paku me 3 deputet. Është më rëndësi vazhdimi i luftës politike për të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës që po na mohohen nga të gjitha qeveritë me radhë. Nuk besoj se do të ketë një qeveri demokratike, përveç nëse rrethanat gjeopolitike që po krijohet do të ndikojnë në një proces të përshpejtimit të integrimit në BE, Serbia t’i përmbushë standardet e BE-së”, tha Kamberi pasi ushtroi të drejtën e tij të votimit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …