Urimi i Kryetarit Smajl Latifi, për muajin e Ramazanit
Uroj të gjithë besimtarët islam për muajin e bekuar të Ramazanit, që praktikohet për 30 ditët e ardhshme. Padyshim, thirrja kryesore është ajo për paqe, mirësi e solidaritet mes njerëzve, përmes sakrificës nga bollëku ynë ditor me të mira. Sot, bota ka nevojë për mirësinë që e reflekton ky muaj, i cili promovon dashurinë mes njerëzve. Shpresoj të pranohen sakrifica dhe lutjet e çdonjërit.