Komuna e Vitisë zhvilloj një aksion të pastrimit për largimin e deponisë ilegale të mbeturinave në Pozheran

Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë në bashkëpunim me Drejtorinë e Inspekcionit, në kuadër të ditëve të ambientit, dje kanë zhvilluar një aksion të pastrimit për largimin e deponisë ilegale të mbeturinave në Pozheran, te vendi i quajtur “Drejat”. Me këtë rast Visar Demiri, drejtor i DSHPE- së në Viti, potencoi se punët për largimin e deponive ilegale dhe pastrimin e mjedisit do të vazhdojnë gjatë ditëve në vijim edhe nëpër lokalitete të tjera të komunës së Vitisë. Ai shtoj se në bashkëpunim të ngushtë me drejtorin e Inspekcionit, Adnan Imeri u zhvillua ky aksion  dhe shtoj se në këtë zonë do të vendosen shenjat që ndalon hedhjen e  mbeturinave si dhe do të vendosen kamera për mbikëqyrje. Drejtorët Demiri dhe Imeri i ftuan qytetarët të kujdesën për një mjedis sa më të pastër.

Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …