Mustafa

Mustafa: Demarkacioni dhe AKS-ja kushte për liberalizimin e vizave

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka deklaruar se luftimi i korrupsionit dhe ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, janë dy kushtet që duhet përmbushur para se të lëvizim pa viza. Për demarkacionin, tha se ratifikimi i marrëveshjes duhet të ndodh. Mustafa në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës. përgëzoi qeverinë për rekomandimin për liberalizimin e vizave dhe ministritë që kanë punuar në këtë fushë. “Dëshiroj të shpreh falënderime për Kuvendin sepse i kemi përshpejtuar disa procese për të plotësuar kriteret, është hap i rëndësishëm, vendim historik nga Komisioni Evropian. Janë dhënë edhe dy kushte të cilat ne duhet t’i plotësojmë, ratifikimi i marrëveshjes me Malin e Zi, si çështje nuk duhet relativizohet, duhet ratifikimi të ndodhë. Mbetet një çështje që ne duhet ta adresojmë. Kjo nuk mund të mbetet çështje individuale apo e një partie politike dhe si i tillë duhet të ndodh. Çështje tjera si lufta kundër korrupsionit, Qeveria ka treguar përkushtimin e vet dhe jam i bindur se edhe në këtë aspekt do të tregohemi të suksesshëm dhe përfundimisht ta marrim votën për lëvizje të lirë”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …