Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti ka deklaruar se Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Këshillin e Evropës dhe do t’i shoh mundësitë për përafrim me NATO-në. Ai ka thënë për “Kosovapress” se tanimë e kanë hartuar strategjinë për njohje të reja dhe janë në kontakt me një numër të konsiderueshëm të shteteve që nuk e njohin Kosovën dhe ka theksuar se po punojnë intensivisht për t’iu kundërvënë Serbisë në fushatën për tërheqje të njohjeve për Kosovën. “Janë identifikuar së paku 30 shtete që Serbia ka bërë fushatë për ç’njohje të Kosovës, por thotë se kanë qenë në kontakt me numër të konsiderueshëm të këtyre shteteve që fushata e Serbisë mos të ketë sukses” ka theksuar zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti. Duek folur për procesin e njohjes, ai ka thënë se është bërë një analizë për të gjitha shtete që nuk e njohin Kosovën, prioritet sigurisht që janë pesë vendet e BE-së, ku përfshinë ato katër të NATO-s, pasi synimi jonë drejt NATO-s dhe BE-së e bënë që ato të jetë prioritet.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …