Presidenti rus, Vladimir Putin mund të takohet me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky vetëm kur të arrihet një marrëveshje konkrete me shkrim mes dyja vendeve. Këtë e tha të dielën zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili nuk ka dhënë ndonjë detaj më tepër. “Jo, Putini kurrë nuk e refuzuar një takim të mundshëm me Zelenskyn. Putini nuk e përjashtoi kurrë një takim të tillë dhe ky takim është hipotetikisht i mundshëm”, tha Peskov në televizionin publik rus. Sipas zëdhënësit të Kremlinit, që ai takim të ndodhë, është e nevojshme që delegacionet ruse dhe ukrainase të krijojnë një dokument të caktuar, atëherë do të vijë koha për një takim të tillë, saktësoi Peskov. Kryetari i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan ka ftuar disa herë liderët e dyja vendeve për një takim në Turqi, por që deri më tani kanë ndodhur takime vetëm në nivele të ekspertëve.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …