Bashkimi Evropian pritet të diskutojë për ndalimin e importit të gazit rus pasi forcat ruse u akuzuan për kryerjen e mizorive pranë Kievit. “Duhet të ketë një përgjigje”, citohet të ketë deklaruar ministrja e mbrojtjes së Gjermanisë, Christine Lambrecht në një intervistë me transmetuesin publik ARD. Rusia furnizon 40 për qind të nevojave të gazit të Evropës gjersa pritet që kjo varësi të ulet pas marrëveshjes me ShBA-në. Kancelari gjerman Olaf Scholz tha vonë të dielën se aleatët perëndimorë do të bien dakord për sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …